“Kompanitë që bashkëpunojnë me mua do t’ju q…!” – Trondit Princ1

Pas një mungese të gjatë nga publikimet muzikore, artisti Princ1 ka vendosur të thyejë heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për Trendi Sot, ai flet për herë të parë rreth arsyeve që e kanë mbajtur larg publikimeve dhe lëshon një paralajmërim të fortë për kompanitë me të cilat bashkëpunon.

Trendi Sot: Përse vendose të pauzosh gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që fansat kanë pritur vazhdimisht projekte të reja?

Princ1:

“Unë nuk kam qenë kurrë pa muzikë. Përkundrazi, kam më shumë se 500 këngë demo të përfunduara në studio. Arsyeja pse nuk janë publikuar nuk është mungesa e materialit, por kufizimet që kanë ardhur nga bashkëpunëtorët dhe kompanitë bashkëpunuese, të cilat më kanë lënë për një kohë shumë të gjatë në pritje për publikimin e albumit tim të dytë.”

“Kompanitë që bashkëpunojnë me mua do t’ju qëndrojnë marrëveshjeve të bëra mes meje dhe tyre, me doemos. Këtu vihet në pikëpyetje karriera ime, por duket se për disa vihet në plan të parë vetëm mbushja e xhepave.”

Trendi Sot: Pse nuk ke reaguar deri më sot?

Princ1:

“Kam zgjedhur të hesht për një kohë të gjatë, sepse kam besuar se çdo gjë mund të zgjidhet me mirëkuptim. Por do të vazhdoj të pres vetëm derisa kupa të mbushet plot. Në atë moment do të rrezikoj edhe karrierën time, nëse kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar shumë artistë të tjerë që po kalojnë të njëjtën situatë si unë.”

Deklarata e Princ1 pritet të ngjallë reagime të shumta në industrinë muzikore shqiptare. Artisti lë të kuptohet se së shpejti mund të flasë edhe më hapur për atë që, sipas tij, po ndodh prapa skenave të industrisë muzikore dhe marrëdhënieve mes artistëve dhe kompanive.

  • 2
  • 2
  • 0
  • 0
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted