
Fenomeni i ri i muzikës? Kush është M4rek?
M4REK është një artist i ri nga Shqipëria që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen me stilin e tij unik dhe energjinë që sjell në muzikë. Këngët e tij po pëlqehen nga rinia shqiptare dhe po fitojnë dëgjues edhe jashtë trojeve shqiptare, duke grumbulluar mijëra dëgjime në platforma si Spotify, YouTube dhe TikTok. Së fundmi, M4REK ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Xheloza”, një bashkëpunim me reperin italian Edison. Kënga ka ngjallur interes të madh te publiku dhe po vazhdon të rrisë popullaritetin e artistit, duke e kthyer atë në një nga emrat më premtues të momentit në skenën muzikore.
MUZIKË


