

Artistja Ezo Menic duket se është duke përgatitur një nga projektet më interesante të karrierës së saj deri më tani. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se këngëtarja po realizon një bashkëpunim me dy artistë shumë të njohur, emrat e të cilëve po mbahen ende sekret për të ruajtur efektin surprizë.
Edhe pse ekipi ka treguar kujdes maksimal që asnjë detaj të mos dalë para kohe, një foto e realizuar nga disa persona të pranishëm pranë vendit ku po zhvilloheshin xhirimet ka nisur të qarkullojë dhe ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave.
Në imazhin e publikuar nuk dallohen artistët e tjerë, por mjafton atmosfera e xhirimeve për të lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një produksion me përmasa të mëdha. Kjo ka shtuar edhe më shumë spekulimet në rrjetet sociale, ku fansat po përpiqen të zbulojnë se cilët mund të jenë dy emrat që do t’i bashkohen Ezo Menic në këtë projekt.
Deri tani nuk është bërë e ditur data zyrtare e publikimit, ndërsa artistja ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë mbi bashkëpunimin, duke e mbajtur gjithçka nën petkun e misterit.
Një gjë është e sigurt: pritshmëritë janë të larta dhe publiku pret me padurim momentin kur surpriza të zbulohet. Nëse zërat rezultojnë të vërtetë, ky mund të jetë një nga projektet më të komentuar muzikorë të periudhës në vazhdim.
- 0
- 1
- 0
- 0





